KONTABILITET I BESUAR. FINANCA TË QARTA. BIZNES I SUKSESEM

Zgjidhni Ekspertizën Tonë për Rritjen e Biznesit Tuaj

Në TREX Consulting, ne ofrojmë shërbime kontabiliteti dhe financiare të personalizuara për bizneset në Kosovë. Me një ekip të përkushtuar profesionistësh, ju garantojmë saktësi, transparencë dhe strategji financiare që ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja.

Pavarësisht nëse jeni një startup, NVM apo korporatë e madhe, ne jemi këtu për t’ju lehtësuar punën dhe për t’ju ofruar paqe mendore në çdo hap të rrugës suaj financiare.

Na kontaktoni sot për një konsultim falas!

Partner Financiar për Sukses ne Biznes

TREX Consulting, ne besojmë se kontabiliteti i shëndoshë është themeli i çdo biznesi të suksesshëm. Me një ekip të përkushtuar profesionistësh dhe një qasje praktike, ne nuk jemi thjesht ofrues shërbimesh – jemi pjesë e rrugës suaj drejt qëndrueshmërisë dhe rritjes.

Për ne, çdo klient është unik. Prandaj, puna jonë nuk fillon me numra, por me të kuptuarit e nevojave tuaja dhe synimeve afatgjata. Kombinojmë njohuritë tona të thella të legjislacionit kosovar me praktikat më të mira ndërkombëtare, për t’ju ofruar zgjidhje të personalizuara që vërtet funksionojnë.

Këtu, nuk do të gjeni vetëm saktësi në çdo detaj – do të gjeni një partner që investon në suksesin tuaj.

Misioni dhe Vizioni Jonë

Misioni dhe Vizioni Jonë

Misioni Ynë

  • Shërbim me Cilësi të Lartë Ofrojmë zgjidhje juridike të përsosura, të personalizuara për çdo klient
  • Përditësim i Vazhdueshëm Vazhdojmë të mësojmë dhe përmirësohemi për t’ju ofruar këshillat më të fundit
  • Besnikëri Absolute Mbajmë fjalën tonë dhe ruajmë çdo sekret me siguri maksimale
  • Zhvillim i Vazhdueshëm Rritemi së bashku me klientët tanë, duke u përshtatur nevojave në ndryshim

Vizioni Ynë

  • Referencë në Treg Të jemi standardi me të cilin maten të tjerët në profesion
  • Partneritete të Qëndrueshme Të ndërtojmë marrëdhënie afatgjata me klientë dhe kolegë
  • Standarde të Përparuara Të vendosim praktikat më të mira në industri
  • Ndikim Pozitiv Të kontribuojmë në zhvillimin e sistemit ligjor dhe të shoqërisë

Sherbimet tona

Ne ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh financiare dhe kontabilitetit, të përshtatura për nevojat tuaja

Kontabilitet dhe Raportim Financiar

Në TREX Consulting, raportimi financiar nuk është thjesht një detyrë administrative. Eshtë një proces …

Keshilla Financiare dhe Tatimore

Ne e kuptojmë se navigimi në sistemin tatimor të Kosovës është kompleks dhe kohë konsumues. Prandaj, ofrojmë …

Outsourcing

Ne, ofrojmë shërbime të externalizuara (outsourcing) kontabël dhe financiare për bizneset që dëshirojnë të fokusohen në thelbin e veprimtarisë …

Parimet Tona

Parimet Tona

Profesionalizëm

Tregu është i mbushur me Kontabilistë, por cilësia dhe profesionalizmi na dallojnë. Ne trajtojmë me kujdes çdo transaksion. Megjithëse nuk garantojmë rezultate, ju garantojmë përkushtim dhe profesionalizëm absolut, këshilla të përpikëra dhe përfaqësim sipas standardeve më të larta të profesionit.

Jo Korrupsion

Nëse kërkoni zgjidhje përmes korrupsionit, atherë mund të kërkoni Kontabilistë te tjerë. Ne besojmë Sistemit Fiskal dhe Gjyqësor të Republikës së Kosovës, nëse aty shohim mangësi, është detyrë e jona që përmes rrugëve ligjore të shtyjmë proceset për rregullim, e jo përmes opsioneve të paligjshme. Prandaj nuk pranojmë që asnjë nga klientët tanë të përdor si zgjidhje dhënien apo marrjen e ryshfetit në asnjë formë.

Konfidencialiteti

Çdo informacion që na jepni mbetet plotësisht konfidencial. Ne e kuptojmë ndjeshmërinë e të dhënave tuaja dhe prandaj kemi kujdes të veçantë për të dhënat e secilit klient, ne nuk ndajmë asnjë informacion me palët e treta pa pasur një leje të qartë nga ju.

Përmirësim i Vazhdueshëm

Në zyrën tonë, edukimi i vazhdueshëm është i detyrueshëm. Secili person i angazhuar, ka për detyrë të ndjek trajnime sipas rregulloreve të brendshme të kompanisë.

Ne jemi te gatshem per te ju ndihmuar

Synimi jone eshte bashkepunimi i ndersjellte, per te arritur rezultatet maksimale.

Eksperience e shkelqyer
Konsulta Falas

Postimet tona te fundit