Ofrojmë shërbime profesionale të ekspertizës financiare nga ekspert financiar i licensuar nga gjykata, me përvojë të gjatë në fushën financiare, tatimore dhe kontabël. Ekspertizat realizohen me saktësi, paanshmëri dhe në përputhje me standardet profesionale dhe ligjore në fuqi.
Ne asistojmë në:
- Ekspertiza financiare dhe kontabël
- Ekspertiza tatimore
- Analiza të dëmeve financiare dhe mospajtimeve ekonomike
- Përgatitje të raporteve profesionale për procedura gjyqësore
- Ekspertiza me kërkesë të gjykatave, avokatëve apo institucioneve
- Vlerësime dhe analiza financiare për nevoja specifike të klientëve
Qasja jonë bazohet në profesionalizëm, konfidencialitet dhe argumentim të detajuar financiar, duke ofruar raporte të qarta dhe të mbështetura në fakte.