Hyn ne fuqi Udhezimi Administrativ per paisjet fiskale digjitale

Posted :

in :

by :

Sot, me nënshkrimin e Ministrit të Financave, ka hyrë në fuqi Udhëzimi Administrativ për pajisjet fiskale. Ky udhëzim sjell një ndryshim të rëndësishëm: pajisjet fiskale kalojnë në format digjital, duke ofruar zgjidhje më të përballueshme për bizneset.

Çështja e arkave fiskale ka qenë prej kohësh një temë e debatueshme në Kosovë, që nga fazat e para të fiskalizimit, kryesisht për shkak të kostove të larta dhe monopolit te krijuar ne treg.

Vlen të theksohet se kjo është hera e dytë që Ministri Murati nënshkruan një udhëzim për pajisjet fiskale, pasi versioni i mëparshëm ishte anuluar nga Gjykata Supreme për shkak të paligjshmërisë.

Në aspekt praktik, ky ndryshim pritet të ulë kostot fillestare dhe operative për bizneset, të reduktojë varësinë nga furnizues të caktuar dhe të rrisë fleksibilitetin në zgjedhjen e zgjidhjeve teknologjike. Megjithatë, efekti real do të varet nga mënyra e zbatimit në terren—veçanërisht nga qartësia e procedurave, funksionaliteti i platformave digjitale dhe niveli i mbështetjes që do t’u ofrohet bizneseve gjatë tranzicionit.

Udhëzimin e plotë për arkat fiskale mund ta gjeni në Gazetën Zyrtare në linkun: UDHËZIM ADMINISTRATIV (MF) NR. 01/2026 PËR SHFRYTËZIMIN E PAJISJEVE ELEKTRONIKE FISKALE, SISTEMEVE FISKALE DHE SOFTUERËVE ELEKTRONIKË FISKALË