Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar që nga data 01 Qershor 2026 do të hyjë në fuqi vendimi i Ministrit të Financave për kufizimin e transaksioneve mes biznesve dhe personave fizik joafarist për pagesat me para të gatshme. Vendimi kufizon pagesën mes persona fizik dhe bizneseve në vlerën 2,000€. Cdo transaksion mbi këtë vlere duhet të bëhet vetëm përmes bankës apo formave tjera të pagesave elektronike.
Ky vendim u mor pas më shume se dy viteve që kur ligji për Administrimin e Procedurave të Administratës Tatimore ka hyrë në fuqi.
Bizneset të cilat nuk i përmbahen vendimit të Ministrit, mund të jenë subjekt i gjobitjes nga Administrata Tatimore e Kosovës.