Administrata Tatimore e Kosoves njofton:
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton të gjithë tatimpaguesit se, duke filluar nga data 15.05.2026, fiskalizimi i bllokave tatimorë do të realizohet vetëm në mënyrë elektronike sipas Udhëzuesit Nr. 02/2026 për Procedurat dhe Formën e Fiskalizimit të Bllokave Tatimorë, të miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së.
Klikoni këtu për ta shkarkuar Udhëzuesin.
Ky Udhëzues përcakton rregullat dhe hapat që duhet të ndjekin tatimpaguesit për fiskalizimin e bllokave tatimorë, në rastet kur:
- Nuk janë të pajisur me Pajisje Elektronike Fiskale / Sisteme Fiskale (PEF/SF);
- Pësojnë ndërprerje të përkohshme apo prishje të pajisjes fiskale;
- Janë në periudhën kalimtare deri në instalimin e Softuerit Elektronik Fiskal (SEF).
Fiskalizimi i bllokut tatimor në këto raste bëhet përmes Sistemit Elektronik EDI, duke gjeneruar Kod Unik të Bllokut Tatimor për secilin bllok, i cili mund të përmbajë maksimum 50 kuponë tatimorë.
Për të kryer fiskalizimin e bllokut tatimor, tatimpaguesi duhet të kyçet në Sistemin EDI, të zgjedh menynë “Shërbimet”, nën-menynë “Kodi Unik i Bllokut Tatimor”. Përmes këtij shërbimi, duhet të plotësohet formulari përkatës me të gjitha të dhënat e kërkuara për gjenerimin e Kodit Unik.
Për vëmendjen tuaj, kuponi tatimor i cili kërkohet të fiskalizohet, duhet të përmbajë të gjitha elementet e përcaktuara në nenin 8 të Udhëzuesit Nr. 02/2026 për Procedurat dhe Formën e Fiskalizimit të Bllokave Tatimorë.
Theksojmë se çdo kupon tatimor i cili nuk i përmban elementet e kërkuara sipas udhëzuesit përkatës, nuk do të konsiderohet dokument i vlefshëm tatimor dhe nuk do të pranohet nga ATK. Në raste të tilla, ndaj tatimpaguesve mund të ndërmerren masa ndëshkuese komfor dispozitave të Ligjit Nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore.
Kontribuo për mirëqenien e përbashkët – kërko Kuponin Fiskal!
Me respekt,
Administrata Tatimore e Kosovës